Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Analiza e gjakut Galleri mund të zbulojë 50 lloje kanceri dhe të përshpejtojë diagnostikimin

Jetë 08/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një test i ri gjaku, i quajtur Galleri, mund të identifikojë më shumë se 50 lloje kanceri dhe të përshpejtojë diagnostikimin, sipas një prove klinike në Amerikën e Veriut.

Testi i zhvilluar nga kompania amerikane Grail, zbulon fragmente të ADN-së kancerogjene që qarkullojnë në gjak pasi shkëputen nga tumori, shkruan Returs, transmeton Gazeta Shneta.

Në provë morën pjesë 25 mijë të rritur nga SHBA dhe Kanada për një vit, ku rreth një në 100 mori rezultat pozitiv dhe në 62% të këtyre rasteve kanceri u konfirmua më pas.

Më shumë se gjysma e rasteve u zbuluan në faza të hershme, kur trajtimi është më efektiv dhe shanset për shërim më të larta. Kur testi u kombinua me kontrollet ekzistuese për gjirin, zorrën e trashë dhe qafën e mitrës, numri i kancereve të zbuluara u shtatëfishua, ndërsa tre të katërtat e kancereve të identifikuara ishin lloje pa programe ekzistuese kontrolli, si vezoret, mëlçia, stomaku, fshikëza dhe pankreasi.

Testi gjithashtu përcaktoi saktësisht origjinën e kancerit në nëntë nga 10 raste dhe përjashtoi praninë e kancerit në mbi 99% të rasteve negative. Megjithatë, studiues të tjerë paralajmërojnë se nevojiten më shumë prova për të treguar ndikimin real në uljen e vdekjeve nga kanceri.

Rezultatet e plota do të prezantohen në Kongresin e Shoqatës Evropiane për Onkologji Mjekësore në Berlin, ndërsa një provë trevjeçare me 140 mijë pacientë të NHS në Angli pritet të japë rezultate vitin e ardhshëm.

Nëse ato janë pozitive, NHS planifikon të zgjerojë përdorimin e testit për një milion persona. Ekspertët e paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e mbidiagnostikimit, ku kancere që ndoshta nuk do të shkaktonin dëm mund të zbulohen dhe trajtohen pa nevojë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët japonezë: Thinjat mund të lidhen me rrezik më të ulët të melanomës
Artikulli i rradhës Mësuesja britanike bëhet pacientja e parë që merr terapinë revolucionare kundër sklerozës multiple

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.