Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Analizat e gjakut gjatë shtatzënisë: Pse janë të rëndësishme dhe çfarë zbulojnë?

Këshilla për shtatzëna 16/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Analizat e gjakut gjatë shtatzënisë ofrohen për të kontrolluar shëndetin tuaj dhe të foshnjës. Shumica bëhen në fillim të shtatzënisë, ndërsa disa përsëriten më vonë.

Ato ndihmojnë në konfirmimin e shtatzënisë, përcaktimin e grupit të gjakut dhe zbulimin e infeksioneve apo problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë gjatë shtatzënisë ose pas lindjes, shkruan burimi PregnancyBirthBaby transmeton Gazeta Shneta.

Kur bëhen analizat?

Zakonisht analizat kryesore bëhen në vizitën e parë prenatale, ku kontrollohen grupi i gjakut, hemoglobina dhe mungesën e hekurit, infeksionet, si dhe nivelin e sheqerit në gjak. Në tremujorin e tretë mund të përsëriten analizat për diabetin gestacional dhe aneminë.

Grupi i gjakut dhe faktori Rh

Testimi i grupit të gjakut tregon nëse jeni A, B, AB ose O dhe është i rëndësishëm në rast se keni nevojë për transfuzion. Në të njëjtën kohë kontrollohet faktori Rh. Nëse jeni Rh negativ dhe foshnja Rh pozitiv, trupi juaj mund të prodhojë antitrupa që dëmtojnë qelizat e gjakut të foshnjës. Për këtë arsye jepen injeksione anti-D gjatë shtatzënisë dhe ndonjëherë pas lindjes për ta mbrojtur foshnjën.

Anemia dhe mungesa e hekurit

Gjatë shtatzënisë rritet nevoja për hekur sepse vëllimi i gjakut shtohet. Analizat kontrollojnë hemoglobinën për të zbuluar aneminë, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe të vështirësojë përballimin e humbjes së gjakut gjatë lindjes. Mjeku mund të rekomandojë ushqime të pasura me hekur, suplemente ose trajtime të tjera.

Infeksionet dhe diabeti gestacional

Analizat e gjakut kontrollojnë infeksione që mund të ndikojnë te foshnja, si rubeola, sifilizi, hepatitet, HIV dhe të tjera. Gjithashtu bëhet testi oral i tolerancës ndaj glukozës për diabetin gestacional, zakonisht mes javëve 24–28.

Vitamina D dhe skriningu prenatal

Analizat mund të kontrollojnë edhe vitaminën D, e rëndësishme për zhvillimin e kockave të foshnjës. Përveç kësaj, testet prenatale të kombinuara me analizat e gjakut dhe ultratingullin mund të tregojnë rrezikun për disa çrregullime kromozomike ose të lindura.

Është e rëndësishme të merrni pjesë në të gjitha vizitat prenatale dhe të diskutoni me mjekun ose maminë për çdo test, përfitimet dhe zgjedhjet tuaja. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeputetët mblidhen nesër në seancë solemne në ora 10:30 për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Artikulli i rradhës Ushqyerja në kohë të kufizuar: Studimi i ri zbulon orarin më të mirë për metabolizmin

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.