Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqyerja në kohë të kufizuar: Studimi i ri zbulon orarin më të mirë për metabolizmin

Jetë 16/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitet e fundit është rritur shumë popullariteti i ushqyerjes me kohë të kufizuar, i njohur edhe si agjërim.

Studime të mëparshme kanë treguar se kjo mënyrë ushqyerjeje mund të ndihmojë në humbje peshe, përmirësim të kontrollit të sheqerit në gjak, presionit të gjakut dhe ndjeshmërisë ndaj insulinës, si dhe në shëndetin e zemrës dhe trurit, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i ri i publikuar në “BMJ Medicine”, sugjeron se përfitimet metabolike nuk varen vetëm nga fakti që kufizohet koha e ngrënies, por edhe nga ora kur hahet dhe gjatësia e dritares së ushqyerjes.

Për këtë analizë, studiuesit shqyrtuan të dhëna nga 41 prova të kontrolluara me mbi 2,200 pjesëmarrës.

Ata i ndanë pjesëmarrësit sipas orarit të ngrënies (herët, në mes të ditës, vonë ose sipas zgjedhjes personale) dhe sipas kohëzgjatjes së dritares së ushqyerjes (më pak se 8 orë, 8 orë ose më shumë).

Sipas autorit kryesor, studiues nga “National Taiëan University”, kjo metodë ka fituar interes të madh sepse është më e lehtë për t’u ndjekur sesa dietat që kërkojnë numërim kalorish apo kufizime ushqimore.

Ai thekson se studimi synonte të kuptonte jo vetëm nëse funksionon kjo qasje, por si ndikojnë koha dhe kohëzgjatja në rezultatet metabolike.

Rezultatet treguan se personat që hanin herët ose në mes të ditës kishin përmirësime më të mira: ulje të peshës trupore, perimetrit të belit, indeksit të masës trupore, yndyrës, presionit sistolik dhe glukozës në gjak.

Studiuesit shpjegojnë se kjo mund të lidhet me faktin se ndjeshmëria ndaj insulinës dhe proceset metabolike janë më të favorshme më herët gjatë ditës.

Në të kundërt, ngrënia vonë në mbrëmje, sidomos kur shoqërohej me një dritare më të gjatë ushqyerjeje, ishte modeli më pak efektiv. Kjo mund të jetë në konflikt me ritmet cirkadiane që rregullojnë metabolizmin.

Përfundimi i studiuesve është se jo çdo model ushqyerjeje me kohë të kufizuar jep të njëjtat rezultate. Për përfitime më të mira metabolike, rëndësi ka jo vetëm çfarë hamë, por edhe kur hamë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnalizat e gjakut gjatë shtatzënisë: Pse janë të rëndësishme dhe çfarë zbulojnë?
Artikulli i rradhës Rritja dhe zhvillimi i bebës suaj 7-muajshe

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.