Banorët e Anglisë dhe Uellsit do të kenë së shpejti akses në një vaksinë të re me veprim të gjatë për parandalimin e HIV-it.
Instituti Kombëtar për Shëndetin dhe Kujdesin (NICE), që jep udhëzime për përdorimin e barnave të reja, ka rekomanduar këtë vaksinë për të rriturit dhe të rinjtë me rrezik të lartë të infektimit me HIV, të cilët nuk mund të marrin trajtimin në formë pilule, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Medikamenti, i njohur si kabotegravir, administrohet çdo dy muaj dhe bën pjesë në kategorinë e profilaksisë para ekspozimit (PrEP). Mes tjerash, vepron duke penguar shumimin e virusit në trup, duke ulur ndjeshëm rrezikun e infektimit si tek të rriturit ashtu edhe tek adoleshentët.
Sipas Agjencisë për Sigurinë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), në vitin 2024 mbi 111,000 persona në Angli kanë përdorur PrEP përmes klinikave të shëndetit seksual.
NICE vlerëson se rreth 1,000 persona në vit do të përfitojnë nga përdorimi i kabotegravirit përmes Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS), që pritet të nisë zbatimin në muajt e ardhshëm.
“Ky është një moment historik – kabotegraviri është trajtimi i parë parandalues injektues kundër HIV-it që u ofrohet pacientëve,” tha Helen Knight, drejtoreshë e vlerësimit të barnave në NICE.
Ndërkohë, një tjetër vaksinë premtuese, lenakapaviri, e cila jepet vetëm dy herë në vit, është miratuar tashmë nga Bashkimi Europian dhe SHBA.
Me një kosto vjetore mbi 28,000 dollarë, po planifikohet prodhimi i versioneve më të lira për 120 vende me të ardhura të ulëta deri në vitin 2027. /Gazeta Shneta/




