Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Sheqerije Hyseni, mjeke familjare në QMF-Matin 1.
“Dr. Sheqerije ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste e pashoqe që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve, dhe po ashtu një kolege dhe bashkëpunëtore e shkëlqyer me të gjithë kolegët pa dallim”, thuhet në njoftimin e dhënë.
Varrimi i te ndjerës bëhet nesër në ora 13:00 në varrezat e Prishtinës në lagjen Arbëria. /Gazeta Shneta/




