Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta dhe pijet e gazuara lidhen me rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë

Jetë 17/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pijet me sheqer dhe ato me ëmbëlsues artificialë shpesh merren si alternativa më të shëndetshme, por një studim i fundit tregon se të dyja mund të rrisin rrezikun për sëmundjen e mëlçisë yndyrore joalkoolike, e njohur si MASLD. Kjo sëmundje lidhet me akumulimin e yndyrës në mëlçi dhe mund të çojë në probleme më të rënda, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi i bazuar në të dhëna nga UK Biobank me 103,251 pjesëmarrës, ka përcjellur individët për mbi 10 vite. Gjatë kësaj periudhe, 949 persona zhvilluan MASLD dhe 103 vdiqën për shkak të problemeve të mëlçisë.

Analiza tregoi se konsumimi i më shumë se një kanaçe pije në ditë nga çdo kategori lidhej me një rrezik më të lartë për MASLD. Pijet me sheqer rritën rrezikun me rreth 50%, ndërsa pijet dietike ose me pak sheqer me 60%, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studimi gjithashtu tregoi se pijet dietike lidhen me një rrezik më të madh për vdekshmëri të lidhur me mëlçinë, dhe ky efekt ishte i varur nga sasia – sa më shumë që konsumoheshin, aq më i lartë ishte rreziku. Përmbajtja e yndyrës në mëlçi u rrit për të dyja kategoritë e pijeve.

Zëvendësimi i 330 gramëve të këtyre pijeve me ujë çdo ditë – zvogëlonte rrezikun për MASLD, duke dhënë përfitime më të mëdha kur zëvendësoheshin pijet me sheqer.

Sipas Lihe Liu, autor i studimit nga Spitali i Parë i Bashkëngjitur i Universitetit Soochow, “pijet dietike shpesh konsiderohen të sigurta, por konsumimi i tyre i shpeshtë lidhet me rreziqe për shëndetin e mëlçisë, duke sfiduar perceptimin se janë alternativa të shëndetshme për pijet e ëmbla”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAnglia dhe Uellsi do ta kenë për herë të parë në dispozicion vaksinën kundër HIV-it
Artikulli i rradhës Suplementet ditore të kalciumit nuk lidhen me rrezikun e demencës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.