Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Antitrupat monoklonal mund të jenë përgjigjja terapeutike kundër infeksionit SARS-CoV-2

Jetë 22/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Antitrupat e sistemi imunitar luftojnë infeksionet e ndryshme dhe trupi i prodhon ato natyrshëm, por është e mundur që antitrupat të futen në trup në mënyrë artificiale.

Një studim i ri sugjeron që antitrupi monoklonal bamlanivimab mund të zvogëlojë në mënyrë efektive mundësinë e shtrimit në spital dhe vdekjen tek njerëzit me një infeksion SARS-CoV-2 shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Trupi ynë prodhon antitrupa për ta ndihmuar atë të luftojë infeksionet. Futja e antitrupave monoklonalë në organizëm për të ndihmuar në bllokimin e virusit ka treguar mundësi premtuese si një trajtim për një infeksion SARS-CoV-2.

Bazuar në natyrën e virusit dhe mënyrën e replikimit, këta antitrupa specifikë mund të neutralizojnë virusin, duke ulur sasinë e virusit të pranishëm në trup.

“Trajtimet me antitrupa kanë një rekord të gjatë të efikasitetit në sëmundjet infektive por nuk janë përdorur shumë, pasi mjekët kanë qenë më të përqendruar në antimikrobikët dhe antiviralët. Kjo përvojë me terapitë e antitrupave kundër COVID-19 mund të ndihmojë në rikthimin e përdorimit më të gjerë të antitrupave për sëmundjet infektive” tha Dr. Arturo Casaadevall nga Universiteti Johns Hopkins.

Njerëzit që rrezikojnë të shfaqin komplikime serioze dhe simptoma të rënda nga infeksioni me SARS-CoV-2 ka më shumë të ngjarë të përfitojnë nga antitrupat monoklonalë si një mundësi trajtimi.

Një nga autorët kryesorë të studimit Dr. Ryan Bariola, ishte shumë entuziast për rezultatet e studimit. Ai i tha se:

“Studimi ynë siguron prova në botën reale për ofruesit dhe pacientët se antitrupat monoklonalë mund të përmirësojnë rezultatet tek njerëzit me COVID-19 të butë deri të moderuar. Për ata me COVID-19 që nuk janë ende mjaft të sëmurë për të kërkuar shtrimin në spital, antitrupat monoklonalë mund t’i parandalojnë ata të sëmuren dhe të kërkojnë një vizitë në departamentin e urgjencës ose shtrimin në spital”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKjo është arsyeja pse gratë kanë efekte anësore më të forta të vaksinës, sipas CDC
Artikulli i rradhës Si arrihet zvogëlimi i simptomave të alergjisë ndaj polenit përmes bartjes së maskave COVID

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.