Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është arsyeja pse gratë kanë efekte anësore më të forta të vaksinës, sipas CDC

Jetë 22/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me miliona njerëz që marrin vaksinën COVID çdo ditë, ne vazhdojmë të mësojmë më shumë rreth efekteve anësore të mundshme të vaksinës.

Siç rezulton nga ky proces, përvoja është jashtëzakonisht e ndryshme midis njerëzve të ndryshëm, dhe ekspertët e shëndetit po përpiqen të mësojnë arsyjen pse?!

Një studim i fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka zbuluar se një grup i caktuar njerëzish kanë reagime më të forta ndaj vaksinës sesa të tjerët shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Gratë po përjetojnë efekte anësore të vaksinës më të forta sesa burrat.

Një studim i 19 shkurtit nga CDC zbuloi se gratë priren të kenë efekte anësore më të forta nga vaksina COVID sesa burrat. Sipas studimit, 79 përqind e efekteve anësore të raportuara erdhën nga gratë.

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara nga gratë ishin dhimbje koke (22 përqind), lodhje (17 përqind) dhe marramendje (17 përqind).

Mosha mesatare e grave që raportojnë efekte anësore pas marrjes së vaksinës së tyre ishte 42 vjeç.

Ekspertët mendojnë se gratë kanë efekte anësore më të forta për shkak të estrogjenit.

Sipas Healthline, ekspertët dyshojnë se nivelet e estrogjenit të grave janë arsyeja që ato po përjetojnë efekte anësore të vaksinës më të forta.

Estrogjeni ndihmon në aktivizimin e përgjigjes imune ndaj sëmundjeve, ngjajshëm edhe ndaj vaksinave.

Nga ana tjetër, burrat kanë tendencë të kenë nivele më të larta të testosteronit, i cili mund të ketë efekt të kundërt, duke zbutur ose ngadalësuar përgjigjen imune.

“Në gratë, ekziston një përgjigje e bollshme dhe më e fortë ndaj shumë vaksinave”, tha për Healthline Dr. Larry Schlesinger, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Biomjekësore të Teksasit në San Antonio. “Ka shumë shkencë prapa kësaj.”

Në thelb, estrogjeni inkurajon trupin të prodhojë më shumë qeliza T të cilat nga ana tjetër shkaktojnë një përgjigje më të fortë, shpjegoi Dr. Schlesinger.

Ekspertët thonë se efektet anësore nuk duhet të pengojnë askënd nga marrja e vaksinës.

Mjekët dhe shkencëtarët nuk janë të shqetësuar me këto rezultate të studimit sepse ato janë në përputhje me vaksinat e kaluara.

Sipas Healthline, ekspertët mendojnë se gratë nuk duhet të hezitojnë të marrin vaksinën COVID, pasi rreziku i mundshëm i sëmundjes është shumë më i rëndësishëm sesa rreziku i efekteve anësore të vaksinës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakCOVID-19: Prisni dy javë pas vaksinës tuaj për të filluar me këto ilaçe
Artikulli i rradhës Antitrupat monoklonal mund të jenë përgjigjja terapeutike kundër infeksionit SARS-CoV-2

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.