Është anuluar konkursi për drejtorë në gjashtë njësi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Konkursi i shpallur më 31 dhjetor të vitit të kaluar për drejtorë në gjashtë klinika të QKUK-së është anuluar, ka mësuar Gazeta Shneta.
Procedura e rekrutimit të gjashtë drejtorëve është ndërprerë një javë pas mbajtjes së testit me shkrim nga kandidatët.
Gazeta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se konkursi është anuluar për çështje procedurale të mbajtjes së testit
Konkursi ka qenë i hapur për klinikën e ORL-së, Neurologjisë, Psikiatrisë, Radiologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. /Gazeta Shneta/