Janë 30 mijë e 871 numrin e rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Shneta.
Në përditësimin e të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 3 mijë e 772 qytetarë, ndërkaq numri total i të shëruarve deri më tani është 178 mijë e 768.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës. Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768. Në total numri i rasteve aktive është 30.871”, thuhet në njoftimin e MSh.