Specialisti i Mjekësisë Familjare Dr. Bajram Ajeti ka bërë një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos e shpërndajnë e aq më pak të praktikojnë një recetë e cila është publikuar në rrjetet sociale për trajtimin e Covid-19.
“Recetat e përshkruara pa asnjë bazë shkencore, të llojit ‘alla Hetem Ramadani’ nuk i bëjnë mirë askujt e aq më pak njerëzve në nevojë. Andaj edhe shpërndarja e këtyre ‘FAKE NEËS’ në një kohë shumë të shkurtë, shton akoma më shumë konfuzion tek popullata, e për pasojë aplikimi i kësaj recete është shumë i rrezikshëm për shëndetin”, ka shkruar Ajeti, transmeton Gazeta Shneta.
Ajeti po ashtu ka kërkuar nga kolegët e tij që ta zbatojnë kodin e etikës dhe të mos shpërndajnë lajme të tilla.
“POROSI për kolegët e mi MJEKË dhe INFERMIER se bazuar në nenin 20 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore – Mbi Edukimin dhe Promocionin e Shëndetit, ku roli i Mjekut është që të ndihmoj publikun për të njohur dhe kuptuar çështjet shëndetësore, ta zbatojnë në përpikëri e jo të shpërndajnë lajmë të pa bazuara në fakte – FAKE NEËS”, ka shkruar Ajeti.
Lexoni reagimin e tij të plotë:
Dilema e disa njerëzve se ka apo nuk ka VIRUS ka mbaruar. Ky virus (SARS CoV 2) po merr jetë njerëzish, dhe ky është fakt. Sistemi ynë shëndetësor, me brishtësinë e tij, po mundohet që me tërë kapacitetet e tij ta menaxhojë këtë situatë aq të rëndë shëndetësore. Kolegët tanë mjek, infermier dhe staf ndihmës jo shëndetësor janë duke u përpjekur përtej çdo limiti që të jenë në shërbim të njerëzve në nevojë.
Duke u bazuar edhe në Kodin e Etikes dhe Deontologjise mjekësore, MJEKU zgjedh trajtimin me racional dhe ekonomik, por gjithmonë duke i shfrytëzuar burimet shkencore për një mjekim sa më efektiv të mundshëm, me sa më pak efekte anësore të padëshirueshme.
Recetat e përshkruara pa asnjë bazë shkencore, të llojit “alla Hetem Ramadani” nuk i bëjnë mirë askujt e aq më pak njerëzve në nevojë. Andaj edhe shpërndarja e këtyre “FAKE NEËS” në një kohë shumë të shkurtë, shton akoma më shumë konfuzion tek popullata, e për pasojë aplikimi i kësaj recete është shumë i rrezikshëm për shëndetin.
Paramendo shpëlarja e gojës me BETADINË?! Bombola e Oksigjenit në shtëpi?! Saturimi i Oksigjenit 43%!!!! Uroj që ky nivel kaq i ulët i saturimit të oksigjenit mos t’i bjerë askujt sepse është sfidë për menaxhim në një institucion shëndetësor e lëre më në shtëpi.
Andaj, ju bëj LUTJE të gjithëve që fillimisht mos t’a shpërndajnë këtë lajm, e aq më pak t’a praktikojnë një gjë të tillë sepse është e rrezikshme në çdo shkronjë të sajë.
MOS LUANI ME SHËNDETIN TUAJ.
POROSI për kolegët e mi MJEKË dhe INFERMIER se bazuar në nenin 20 të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore – Mbi Edukimin dhe Promocionin e Shëndetit, ku roli i Mjekut është që të ndihmoj publikun për të njohur dhe kuptuar çështjet shëndetësore, ta zbatojnë në përpikëri e jo të shpërndajnë lajmë të pa bazuara në fakte – FAKE NEËS.
#MbajeMaskën
#MbajeDistancën
#LajDuart
Me respekt,
Dr. Bajram AJETI,
Specialist i Mjekësisë Familjare