Tremujori i dytë është faza kur gratë shtatzëna ndihen më të relaksuara pasi nauzet dhe të vjellat gradualisht nuk do jenë më.
Edhe pse gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë mund të keni disa komplikime shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Këto komplikime mund të jenë:
Gjakderdhja: Gjakderdhja vaginale është shenjë e abortit, mirëpo gjatë tremujorit të dytë mund të shkaktohet nga septumi i mitrës, qafa e mitrës apo nga sëmundjet autoimmune.
Komplikimet me qafën e mitrës: Qafa e mitrës është një ind që lidh vaginën dhe mitrën.Ndonjëherë qafa e mitrës nuk është në gjendje t’i rezistojë presionit të mitrës në rritje gjatë shtatzënisë.Presioni, mund të dobësojë qafën e mitrës dhe për këtë arysje mund të hapet para muajit të nëntë.
Preeklampsia: Preeklampsia ndodh kur zhvilloni tension të lartë, proteinuria (sasi e madhe e proteinave në urinë) dhe ënjtje. Preeklamspia prek çdo sistem në trup, duke përfshirë dhe placentën e cila siguron ushqim foshnjes suaj.Zakonisht, preeklampsia ndodh në tremujorin e tretë, tek disa gra mund të shfaqet edhe në tremujorin e dytë./GazetaShneta/