Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arrestohet kardiokirurgu Edvin Prifti, policia i konfiskoi 250 mijë euro në banesë

Lajme 13/02/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiokirurgu shqiptar Edvin Prifti u arrestua në Tiranë pasi u kap duke marr ryshfet për operimin e një paciente.

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK ka sekuestruar 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë në banesën e Edvin Priftit, kirurgut të zemrës në QSUT, emri i të cilit përmendet në përgjimet që çuan në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Ndërkohë, nga kontrolli në banesën e gjyqtares Enkeleda Hoxha SPAK ka sekuestruar 10 mijë dollarë.

Edvin Prifti doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Hoxha. Prifti kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujë, ku kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, pasi i ktheu lirinë disa prej eksponentëve kryesorë të krimit në Shqipëri, përfundoi vetë në pranga. Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) urdhëroi arrestimin e saj në sallën e gjyqit dhe të një grupi prej 9 personash, të përfshirë në këtë skemë korruptive dhe kriminale.

Gjyqtarja, e cila me vendimet e saj ka liruar nga qelia edhe eksponentë të krimit si Genc Tafili dhe Hekuran Billa mësohet se po shqyrtonte kërkesën e të dënuarit për vrasje Saimir Petani, i cili sipas hetimeve do të përfitonte lehtësi nga vendimi që do të jepej.

Eksperti psikiatriko-ligjor Shkëlqim Korbi akuzohet për “ekspertim të rremë”, ndërsa përgjimet mjedisore dhe telefonike kanë zbuluar edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë.

Sekretarja e gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi i ka dhënë para mjekut kardiokirurg në QSUT Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion të ëmën e saj. Një çështje kjo që nuk lidhet me skandalin e gjyqtares, por që përgjimet kanë kapur gjatë bisedave me persona të tretë.

Artikulli paraprakA duhet të konsumojë bebi çajra para vitit të parë të jetës, tregon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës A duhet të marrin vaksinën anti-Covid personat që vuajnë nga ndonjë alergji

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.