Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyeja befasuese përse ju ndiheni të jeni të fryrë

Jetë 07/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse keni qenë duke luftuar me fryrjen e barkut, nuk jeni vetëm! Për fat të mirë, dietologia e njohur Abbey Sharp, zbulon një këndvështrim të ri dhe tejet befasues për shkaqet e fryrjes së barkut.

Përse ndiheni të fryrë?

“Arsyeja e vërtetë që ndiheni të fryrë mund të jetë sepse nuk po konsumoni mjaftueshëm ushqim”, thotë Sharp. Sipas saj të konsumosh mjaftueshëm ushqim, mund të rregullojë përfundimisht problemet tuaja të tretjes. Ju mund të pyesni veten se si është e mundur kjo, veçanërisht kur mund të keni dëgjuar se ngrënia e tepërt shkakton fryrje.

Si mund të largoni fryrjen?

Sipas ekspertëve të shëndetit, privimi i trupit tuaj nga lëndët ushqyese dhe kaloritë e nevojshme, mund të shkaktojë një përgjigje stresi në sistemin tuaj tretës. Kjo çon në një ndjenjë të pakëndshme fryrje dhe simptoma të tjera të shqetësimeve gastrointestinale.

Mekanizmi natyror mbrojtës i trupit tuaj e interpreton mungesën e ushqimit si një shenjë për të kursyer energji, duke ngadalësuar potencialisht tretjen dhe duke shkaktuar fryrje. Sindroma e zorrës së irrituar dhe çrregullimet e të ngrënit janë një sëmundje shumë e zakonshme.

Kufizimi i kalorive mund të shkaktojë atrofi të organeve të tretjes, gjë që mund të çojë në kapsllëk, fryrje dhe lëvizshmëri të dobët të zorrëve. Gjithashtu mos ngrënia e ushqimeve të shumëllojshme mund të prishë ekuilibrin e baktereve.

Një tjetër arsye e zakonshme për fryrjen e barkut është konsumi i lartë i ushqimeve të pasura me fibra dhe pa lëndë ushqyese të tjera që janë të domosdoshme për tretjen. Po ashtu, përtypja e çamçakëzit ose konusmi i pijeve të gazuara mund të bëjë që të gëlltisni një sasi të madhe të ajrit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë.

Ndryshe nga çfarë besohet, ushqyerja e pamjaftueshme ose e çrregullt mund të shkaktojë shqetësime të tretjes dhe fryrje të barkut. AgroWeb.org thekson rëndësinë e të ngrënit mjaftueshëm ushqim dhe të jeni të kujdesshëm për marrjen e fibrave që ndihmojnë në largimin e fryrjes. /AgroWeb/

Artikulli paraprak A mundet një regjim ushqimor i shëndetshëm të rrisë fertilitetin mashkullor?
Artikulli i rradhës Menaxhimi i stresit dhe ankthit gjatë trajtimit të kancerit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.