Nëse keni menduar se gjumi është më mirë të bëhet në krah të djathë e asesi në të majtin sepse aty është zemra, gaboheni.
Çdo herë e më shumë po del që më së miri është të bëni gjumin të shtrirë në anën e majtë.
Hulumtimet e fundit kanë dalë në përfundimin se të fjeturit në anën e majtë përmirëson funksionet e organeve, në krahasim me krahun e kundërt që sjell më shumë shqetësime për organizmin.
Përmirëson funksionin e sistemit tuaj limfatik – Sistemi limfatik luan një rol të rëndësishëm në trupin tonë duke hequr mbeturinat dhe toksinave nga sistemet tona. Ekspertët thonë se gypi i kraharorit (kanali më i madh limfatik i sistemit limfatik) është i vendosur në anën tonë e majtë. Kjo është arsyeja pse duke fjetur në anën tuaj të majtë mund të ndihmoni procesin e largimit të të mbeturinave në mënyrë më efikase.
Shpretka do ta bëjë punën e saj shumë më mirë – Shpretka është organi më i madh në sistemin limfatik dhe është e vendosur në anën e majtë të trupit tuaj. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, shpretka juaj punon në mënyrë më efikase. Arsyeja kryesore për këtë është gravitetit që nxit rrjedhjen e gjakut në shpretkë, duke e lejuar atë të filtrojë papastërtitë më shpejt, transmeton Living.al.
Nxit eliminimin e duhur të produkteve të panevojshme – Ky pozicion mund të reduktojë urthin gjatë natës.
Mëlçia nuk do të mbingarkohet – Mëlçia është e vendosur në anën e djathtë të trupit dhe shtrirja në këtë anë tendos këtë organ.
Të flesh në anën e majtë është mirë për zemrën tuaj – Ana e majtë e zemrës merr gjak nga mushkëritë dhe e pompon atë në gjithë trupin. Për këtë arsye, pozicioni i majtë mund të ndihmojë zemrën tuaj që të bëjë punën e saj më lehtë dhe më me efikasitet. Kur ju flini në anën tuaj të majtë, graviteti lehtëson funksionin e sistemit te qarkullimit.