Duket se nënat nuk e kanë asnjë problem më që të sjellin fëmijë edhe në moshat më të shtyera.
Pak ditë pasi aktorja Eva Longoria është bërë nënë për herë të parë në moshën 43-vjeçare, tani kemi edhe një aktore tjetër që ka sjellë fëmijë në moshën 54-vjeçare.
Aktorja Brigitte Nielsen vetëm para pak javësh ka befasuar të gjithë, kur ka postuar një fotografi ku shihej me barkun e fryrë, ndërsa tani edhe ka mirëpritur vajzën Frida, me bashkëhortin Mattia Desi, lajmëron revista “People”.
“Jemi shumë të lumtur, që mirëpritëm vajzën tonë të bukur në jetën tonë. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, por ja vlejti. Jemi më shumë se të dashuruar”, është shprehur Brigitte duke ndarë emocionet e para.
Nielsen është bërë nënë për herë të pestë, pasi ajo ka edhe 4 djem nga martesat e mëparshme, kurse për producentin 39 vjeçar ky është fëmija i parë.
Brigitte krahas karrierës kinematografike është e njohur për publikun e gjerë edhe nga martesa që pati në vitet 1985-1987 me Sylvester Stallone./gazetashneta