Dermatologia Artizana Dushi ka adresuar një ankesë në Gazetën Shneta ku po pretendon se i përmbush kriteret për të qenë drejtoreshë e klinikës, teksa ka ngritur disa dyshime ndaj kundërkandidatëve të saj.
Dushi ka thënë se është e punësuar në klinikë prej më shumë se 4 vite e 9 muaj, ndërsa ka përvojë pune edhe në institucione tjera.
Dermatologia ka ngritur disa dyshime në lidhje me kundërkandidatët e saj për të cilët thotë se kanë vërtetime nga Mjekësia e Punës në Gjakovë për të mos kujdestaruar për shkak të shëndetit.
“Nga ana tjetër, ju ftoj të hulumtoni si janë pranuar dokumentet e personave që janë liruar nga kujdestaritë në klinikë dhe puna me pacientët me COVID gjatë pandemisë , për arsye shëndetësore me vite të tëra (me dokumentacion, nga komisioni shëndetësor në IMP Gjakovë)”, ka deklaruar Dushi.
“Më lejoni të ju sqaroj se unë, Artizana Dushi, dermatovenerologe, kam përvojë pune 4 vjet e 9 muaj në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK. Për këtë i jam drejtuar zyrës ku bëhet dorëzimi i dokumnetve për konkursin për drejtor klinike dhe më është thënë se për 3 muaj nuk ka ndonjë diferencë të madhe, rrjedhimisht edhe më janë pranuar dokumentet. Prandaj, pyes stafin aty pse më janë pranuar dokumentet e mia nëse konsideroni se nuk i plotësoj kushtet? Vlen të theksohet se unë kam përvojë pune 4 vjet e 9 muaj në QKUK, por edhe përvojë pune në institucione tjera”, ka thënë ajo.
“Nga ana tjetër, ju ftoj të hulumtoni si janë pranuar dokumentet e personave që janë liruar nga kujdestaritë në klinikë dhe puna me pacientët me COVID gjatë pandemisë , për arsye shëndetësore me vite të tëra (me dokumentacion, nga komisioni shëndetësor në IMP Gjakovë). Ju rikujtoj se kriteri numër 11 në konkursin për drejtor klinike ka qenë që personi të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore. Por, të njëjtit nuk janë diskualifikuar në konkurs, gjë që ka ndodhur me mua vetmë për 3 muaj ‘stazh të paplotësuar’. Unë do të konsultoj rrugët ligjore dhe do të drejtohem me një ankesë për gjithë procesin”, ka deklaruar Dushi.
Në këtë konkurs janë edhe tre kandidatë tjerë, Enver Krasniqi, Ymran Blyta, dhe Rexhep Morina. /Gazeta Shneta/




