Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kirurgët sauditë ndajnë binjakët jemenas pas një operacioni të ndërlikuar 15-orësh

Jetë 16/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
saudi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip kirurgësh specialistë në Arabinë Saudite kanë ndarë me sukses binjakët jemenas, Yousef dhe Yassin, pas një operacioni “të ndërlikuar” të pandërprerë që zgjati 15 -orë.

Binjakët ishin të bashkuar në disa organe dhe 24 mjekë u përfshinë në procedurën për ndarjen e tyre.

“Në zbatim të direktivave të mbretit Salman, kirurgët specialistë të Arabisë Saudite ia dolën edhe një herë të ndajnë binjakët jemenas Yousef dhe Yassin, djemtë e Mohammed Abdulrahmanit, gjatë një operacioni të ndërlikuar pa ndalesë 15-orëshe, në të cilin 24 mjekë të specializuar në neurokirurgjinë pediatrike, kirurgjia plastike, anestezia dhe infermieria e udhëhequr nga Dr. Mutasem Al-Zughaibi morën pjesë në operacion,” tha Qendra e Ndihmës Humanitare dhe asaj të Mbretit Salman në një deklaratë për Arab News, përcjell Gazeta Shneta.

Dr. Abdullah Al-Rabeeah, kreu i ekipit mjekësor dhe kirurgjik për operacionet e ndarjes, tha se ky proces me katër faza është një ndër më të komplikuarit.

Dr. Nazar Al-Zughaibi, kreu i anestezisë pediatrike, raportoi për Arab News se:

“Ky ishte një operacion kompleks për shkak të binjakëve që ndajnë së bashku sinuset, venat cerebrale dhe pjesëve të trurit.”

Dr. Al-Zughaibi shtoi se: “Operacioni u krye në disa faza: Anestezia, planifikimi i navigimit, përgatitja për kirurgji, kujdesi i lëkurës dhe përgatitja për indet e trurit, kockat dhe rindërtimi me kirurgji plastike”.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

“Gjendja e binjakëve të ndarë i nënshtrohet kujdesit dhe kontrollit të rreptë, kjo është arsyeja pse ata janë në njësinë e kujdesit intensiv duke u monitoruar rregullisht”, tha mjeku për Arab News.

Ai shtoi se pas ndarjes, Yousef ishte stabil, por Yassin është ende në gjendje kritike për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut.

Korrikun e kaluar, mjekët sauditë ndanë një foshnjë jemenase nga binjaku i saj i cili ishte operacioni i tyre i 50-të i suksesshëm mbi binjakët e bashkuar. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakArtizana Dushi thotë se i përmbush kriteret për drejtoreshë në Dermatologji, ngrit dyshime për kundërkandidatët e saj
Artikulli i rradhës Grupi juaj i gjakut mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj dhjetëra sëmundjeve, sipas studimit të ri

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.