Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK në kundërshtim me Statutin e rizgjedh drejtor në Telemjekësi njeriun e afërt të Latifit

Lajme 16/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar e ka shkelur Statutin duke e rizgjedhur njeriun e afërt të ministrit Rifat Latifi, drejtor në Qendrën Kombëtare të Telemjekësisë.

Ismet Lecaj pa specializim e pa licencë mjeku ka arritur të rizgjedhet në mandatin e gjashtë në pozitën e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë në SHSKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Lecaj pa përmbushur as kriteret minimale është rizgjedhur në këtë pozitë, duke qenë njeri i afërt i ministrit Rifat Latifi. Ai ka qenë kandidati i vetëm në këtë pozitë pasi Sektori i Burimeve Njerëzore nuk kishte pranuar një kandidat tjetër me arsyetimin se nuk e ka plotësuar kriterin e përvojës menaxheriale.

Lecaj është vlerësuar me 85.2 pikë nga Komisioni Përzgjedhës, gjë që ia mundëson atij edhe një mandat.

Përzgjedhja e Lecajt në këtë pozitë është në kundërshtim me nenin 18 të Statutit të SHSKUK-së, i cili nënvizon se drejtorët e njësive duhet të kenë të kryer së paku specializimin në fushën e mjekësisë.

Vet Lecaj e ka pranuar se nuk ka as specializim dhe as licencë të mjekut, duke thënë se nuk ka qenë i interesuar të vazhdojë profesionin në fushat klinike. Ai po ashtu e ka pranuar se e ka mik të afërt ministrin e Shëndetësisë Rifat Latifi.

Edhe SHSKUK e ka pranuar se Lecaj nuk ka specializim, por është arsyetuar se janë detyruar t’ia pranojnë dokumentet pasi sipas tyre nuk ka pasur kandidatë të tjerë. /Gazeta Shneta/

Pa licencë të mjekut dhe pa specializim: Njeriu i afërt i Latifit në rrugë për t’u bërë drejtor në Telemjekësi

Artikulli paraprakStafi shëndetësor mbështetës tash e dy muaj pa paga, MSh hesht
Artikulli i rradhës Artizana Dushi thotë se i përmbush kriteret për drejtoreshë në Dermatologji, ngrit dyshime për kundërkandidatët e saj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.