Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune inflamatore e cila i prek të gjitha moshat duke filluar prej moshës së fëmijërisë deri te moshat e shtyera.
Reumatologia Dr. Arta Baftiu Gashi flet për simpotmat e para që paraqiten te kjo sëmundje.
“Një pacientë i cili ankohet me lodhje plogështi, humbje apeti, humbje peshe, djersitje sidomos e shuplakave, kjo tregon një fazë proglomare”, u shpreh Dr. Arta.
Tutje Dr. Arta theksoi se numri i pacientëve që trajtohen me artrit reumatoid në Klinikën e Reumatologjisë në QKUK mbetet i lartë.
“Numri i pacientëve të cilët trajtohen me atrit reumatoid numri i tyre mund të japim një mesatare mujore diku rreth 35/40 në muaj i kemi pacientë të shtrirë por ky nuk është ndonjë numër real të cilin ne mund të bëjmë përkundër se numri i pacientëve është dukshëm i madh në ambulancën specialistike të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore dhe vizitohen brenda ditës diku prej 45 deri në 60 pacientë në ditë” tha ajo. /GazetaShneta/
Në lidhje me këshillat e tjera për parandalimin dhe menagjimin e kësaj sëmundje shihni videon më poshtë:




