Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Çmimi i lartë i kanabisit medicinal shtyn pacientët drejt tregut ilegal

Jetë 20/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i Universitetit të Utah ka zbuluar arsyet pse disa pacientë që posedojnë kartelë për përdorim të kanabisit mjekësor zgjedhin produkte të palicencuara, duke rrezikuar shëndetin e tyre.

Hulumtimi, i publikuar në Journal of Cannabis Research, përfshiu mbi 200 pacientë dhe tregoi se kostoja e lartë e produkteve të ligjshme është pengesa kryesore.

Përballë kushteve kronike si dhimbja e vazhdueshme apo PTSD, pacientët shpesh përballen me vështirësi ekonomike, duke i shtyrë të përdorin kanabis të lirë, por të parregulluar, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Këto produkte shpesh përmbajnë nivele të paparashikueshme të CBD/THC dhe ndotës të rrezikshëm si myk, pesticide apo metale të rënda.

Studimi po ashtu tregoi se informacioni cilësor bën diferencë: pacientët që u informuan përmes faqes zyrtare të shtetit kishin më shumë gjasa të përdornin produkte të sigurta e të licencuara.

Autorët theksojnë se për të rritur sigurinë, duhen ulur barrierat ekonomike dhe administrative, si p.sh. kostoja e rinovimit të kartelës së kanabisit, si dhe shpërndarja e informacionit të paanshëm për pacientët./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas renovimit, rihapet Poliklinika Stomatologjike e Prishtinës
Artikulli i rradhës ASK: Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.58% gjatë tremujorit të dytë të 2025

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.