Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 567 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 56 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, kurse 69 pacientë e kanë mposhtur virusin shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 15.814 raste nga 70.219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.856 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.328.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 16 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast Drenas, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Viti./GazetaShneta/