Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aspartami dhe ëmbëlsuesit artificialë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Jetë 14/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ëmbëlsuesit artificialë përdoren gjerësisht si zëvendësues me pak kalori të sheqerit, pasi janë shumë më të ëmbël dhe kërkojnë sasi më të vogla për të arritur të njëjtën shije.

Megjithatë, studime të fundit kanë ngritur shqetësime serioze për ndikimin e tyre në shëndet. Një kërkim i botuar në revistën “Cell Metabolism” ka zbuluar se aspartami mund të shkaktojë rritje të insulinës dhe akumulim të pllakave dhjamore në arterie, duke rritur rrezikun për sulme në zemër dhe goditje në tru, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Aspartami, i njohur me emrat tregtarë Nutrasweet®, Equal® dhe Sugar Twin®, është rreth 200 herë më i ëmbël se sheqeri. Edhe pse përmban pak kalori, përdoret gjerësisht në pije dietike, produkte të pjekura, pudingë, reçelra, karamele dhe madje edhe në ushqime të kripura si salca apo buka.

Sipas FDA-së, gjashtë ëmbëlsues artificialë janë të miratuar për përdorim ushqimor: aspartami, sakarina, acesulfami K, sukraloza, neotami dhe advantami.

Hulumtimet kanë treguar se përdorimi i shpeshtë i këtyre substancave mund të lidhet me probleme gastrointestinale, dhimbje koke, ndryshime në shije, si dhe rritje të rrezikut për diabet të tipit 2 dhe sëmundje kardiovaskulare. Studimi te minjtë tregoi se rritja e insulinës e shkaktuar nga aspartami nxit aterosklerozën — ngurtësimin e arterieve që kufizon rrjedhjen e gjakut dhe dëmton sistemin kardiovaskular.

Ekspertët rekomandojnë kufizimin e konsumit të ëmbëlsuesve artificialë, sidomos në produkte “pa sheqer” ose “dietike”, pasi efektet e tyre afatgjata mbi shëndetin njerëzor mbeten ende të paqarta. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakQeset e çajit çlirojnë miliarda grimca mikroplastike në çdo filxhan
Artikulli i rradhës Von der Leyen premton investime në Ballkan: Do të bëjmë fabrika për AI

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.