Industria kozmetike në Australi po përballet me ndryshime të mëdha.
Agjencia Rregullative e Praktikuesve Shëndetësorë (AHPRA) ka prezantuar udhëzime të reja për procedurat jo-kirurgjikale si injeksionet e Botox-it, mbushësit dermalë, peelin kimik, transplantet e flokëve dhe trajtimet me lazer me qëllim që të vendosë sigurinë e pacientëve mbi përfitimet komerciale.
Këto masa erdhën pas hetimeve të vitit 2022 që zbuluan praktika të pasigurta, përfshirë konsultime të shkurtra, përdorim të pakontrolluar të barnave dhe reklamim të rremë përmes rrjeteve sociale. Rregullat ndalojnë përfitimet financiare për influencuesit, ofrimin e zbritjeve apo shkëmbimeve joetike si “Botox për drekë” dhe kërkojnë që injeksionet të përshkruhen vetëm pas konsultimeve të mirëfillta nga profesionistë të trajnuar.
Infermierët që japin trajtime kozmetike do të kenë nevojë për një vit përvojë paraprake, ndërsa vlerësimet e gjendjes mendore – veçanërisht për çrregullime si dismorfia trupore – do të jenë të detyrueshme. Për të miturit, do të kërkohet pëlqimi i prindit dhe një periudhë reflektimi prej 7 ditësh para trajtimit.
Megjithëse këto rregulla nuk janë ligj parlamentar, ato do të mundësojnë ndërhyrje më të shpejta nga bordet përkatëse në rastet e shkeljeve, duke synuar të pastrojnë sektorin nga praktikat abuzive dhe të promovojnë etikë profesionale në trajtimet estetike./Gazeta Shneta/


