Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër HIV pritet të miratohet në SHBA – jepet vetëm dy herë në vit

Jetë 08/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) pritet që këtë muaj të miratojë një injeksion të ri kundër HIV-it me veprim afatgjatë, të quajtur lenacapavir.

Ky injeksion do të aplikohet vetëm dy herë në vit, duke përfaqësuar një hap të madh përpara në parandalimin e HIV-it.

Në një studim të zhvilluar nga kompania farmaceutike Gilead Sciences tek gra dhe vajza, asnjë pjesëmarrëse që mori injeksionin nuk u infektua me HIV. Ky sukses i hershëm ka rritur vlerën e aksioneve të kompanisë me 73% gjatë një viti, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Aktualisht, mbi 400,000 persona në SHBA përdorin pilula për parandalimin e HIV-it (PrEP), por Gilead parashikon që kjo shifër të arrijë në 1 milion dekadën e ardhshme.

Sipas një ankete, 95% e përdoruesve të PrEP do ta preferonin një injeksion afatgjatë në vend të marrjes së përditshme të pilulës.

Megjithatë, kompania përballet me disa sfida: sidomos  përfshirja e komuniteteve më të rrezikuara, si afro-amerikanët, të cilët përbëjnë 39% të rasteve të reja me HIV, por vetëm 14% të përdoruesve të PrEP. Po ashtu, stigma dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore mbeten pengesa për shumë njerëz.

Gilead thekson se synimi është të zgjerohet përdorimi i PrEP edhe në vendet me të ardhura të ulëta, duke punuar me qeveritë dhe organizatat shëndetësore ndërkombëtare për ta bërë injeksionin të qasshëm në nivel global./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAustrali: Rregulla të reja për trajtimet kozmetike – më shumë siguri, më pak rrezik
Artikulli i rradhës Fillon java me mot më të freskët – temperaturat deri në 29 gradë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.