Si rezultat i rritjes së rasteve ditore në Austri, qeveria ka vendosur të ndërmarrë masa kufizuese ndaj personave të pavaksinuar.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kancelari Alexander Schallenberg shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas Schallenberg, ende nuk është e ditur se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.
Afërsisht, 65 për qind e popullsisë së Austrisë janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.
Një numër i konsiderueshëm i popullsisë janë skeptikë në lidhje me vaksinat, një pikëpamje e inkurajuar nga partitë politike.
Schallenberg njoftoi se personat e pavaksinuar do të përballen me të njejtat kufizime, sikurse vitin e kaluar.
Këto masa do të vlejnë vetëm për personat e pavaksinuar, kurse Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, ka thënë se për punëtorët shëndetësore, vaksinimi do të bëhet i obligueshëm./Gazeta Shneta/