Pesë viktima dhe 573 raste pozitive me Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Nga 3,498 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid, 573 qytetarë, transmeton Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 165 pacientë po marrin trajtim me Covid, kurse 26 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Brenda kësaj periudhe, 458 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 8,343.
Tirana mban vendin e parë për numrin më të lartë të rasteve aktive 4.455, ndërsa pasohet nga Fieri dhe Shkodra me përkatësisht 847 dhe 458 raste, raporton Top Channel./Gazeta Shneta/