Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AUV: Ende s’ka rezultate zyrtare për mostrat e marra në qumështoren “Vita”

Lajme 06/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” ende janë në proces përpunimi dhe  nuk kanë përfunduar.

Në një postim në Facebook, duke iu përgjigjur një postimi të qumështores “Vita”, AUV-ja ka deklaruar se rezultat e të njëjtave analiza do të bëhen publike vetëm pas verifikimit nga autoritetet kompetente.

“AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka. AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit e as nuk vijnë nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar. Siç është theksuar edhe gjatë takimit të mbajtur sot me përfaqësuesit e qumështores ‘Vita’ dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, rezultatet zyrtare do të bëhen publike vetëm pas përfundimit të të gjitha analizave laboratorike dhe verifikimit të tyre nga autoritetet kompetente”, thuhet në reagim.

Qumështorja “Vita” ka njoftuar se rezultatet e mëhershme të mostrave të produkteve të qumështit nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë treguar se produktet e tyre nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.

Artikulli paraprakJep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë: Presione nga menaxhmenti i SHSKUK-së dhe QKUK-së

Ju sugjerojmë

Jep dorëheqje drejtoresha e Nefrologjisë: Presione nga menaxhmenti i SHSKUK-së dhe QKUK-së

06/07/2026 Lajme

Moti deri të premten: Java nis me riga të mundshme lokale shiu, temperatura deri në 30 gradë më pas

06/07/2026 Lajme

Vita: Analizat e AUV konfirmojnë se produktet tona nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe vaj palme

06/07/2026 Lajme

“Vita” rifillon grumbullimin e qumështit, AUV pritet të publikojë së shpejti rezultatet e analizave

06/07/2026 Lajme

Aurona Pelajt i ndalohet 5 vite të ushtrojë profesionin e infermieres

06/07/2026 Lajme

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

06/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.