Kompania Vita njoftoi se ka pranuar rezultatet e analizave nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), sipas të cilave produktet e saj të qumështit nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe as vaj palme.
Sipas kompanisë, pas takimit të zhvilluar sot mes përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit të Bujqësisë dhe Qumështores Vita, është arritur marrëveshje që përkohësisht të vazhdohet grumbullimi i qumështit nga fermerët, transmeton Gazeta Shneta.
Vita thekson se këtë vendim e ka marrë pas premtimit të ministrit se rezultatet e analizave të mostrave të marra më 2 korrik do të publikohen deri më 13 korrik. Deri në atë datë, kompania do të vazhdojë grumbullimin e qumështit.
Komunikata e plotë:
𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐈𝐕𝐄: 𝐃𝐀𝐋𝐈𝐍 𝐑𝐄𝐙𝐔𝐋𝐓𝐀𝐓𝐄𝐓 𝐄 𝐀𝐔𝐕 – 𝐕𝐈𝐓𝐀 𝟏𝟎𝟎% 𝐐𝐔𝐌𝐄̈𝐒𝐇𝐓.
Pas përfundimit të protestës që u zhvillua nga fermerët, sot më datë (06.07.2026), AUVK na ka përcjellur një email i cili përmbanë rezultatet e mostrave të produkteve të qumështit VITA nëpërmjet të cilave rezulton se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë qumësht pluhur dhe nuk përmbajnë vaj palme.
Në anën tjetër, gjatë takimit të sotëm ndërmjet përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesit e Qumështores Vita, ne si Qumështore Vita u dakorduam që të vazhdojë përkohësisht mbledhja e qumështit nga fermerët, ku këtë vendim e kemi marrë për hirë të fermerëve dhe për shkak se Ministri Muja premtoi se rezultatet e analizave të mostrave të marra më datë 02.07.2026 do të publikohen jo më largë se 13.07.2026, ku deri më këtë datë, Vita do të vazhdojë mbledhjen e qumështit.
Si gjithmonë, Qumështorja Vita së bashku me fermerët kemi qenë dhe jemi përkrahë konsumatorëve, duke i’u ofruar kualitet dhe cilësië të produkteve tona.
I falemnderojmë konsumatorët tanë për besimin dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë të jemi përkrah jush, siq kemi qenë tash e 23 vite.


