Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar opinionin publik se është identifikuar prania e substancës Cereulide në qumështin formulë për foshnje Nestlé – Nidina Optipro 1 (600g), lot 52860346BB, me origjinë nga Holanda.
Sipas njoftimit të AUV-së, informacioni është pranuar përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), me numër reference 2025.9962.
Produkti në fjalë është importuar në Republikën e Kosovës nga kompania Nestlé Nederland BV, transmeton Gazeta Shneta.
AUV bën të ditur se ka ndërmarrë menjëherë masa për bllokimin e këtij produkti në treg, ndërsa në vijim do të nisë edhe procesi i asgjësimit, në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim të garantimit që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e AUV-së./Gazeta Shneta/




