Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diagnostifikimi i hershëm i endometriozës mund të ndikojë pozitivisht në trajtimin e infertilitetit

Femina 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për çiftet të cilat planifikojnë krijimin e familjes, zbulimi i hershëm i problemeve të fertilitetit mund të jetë një mënyrë e sigurt për të trajtuar infertilitetin.

Tashmë, zbulimet e fundit kanë treguar një avancim në këtë fushë, gjë që mund të ndikojë në suksesin e këtyre trajtimeve shkruan Very Well Family, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU

Studimi, i botuar në Human Reproduction, vë në dukje se kur endometrioza diagnostikohet përpara fillimit të trajtimeve riprodhuese, mund të përmirësojë mundësinë për të mbetur shtatzënë me sukses.

Zakonisht, gratë në të 30-tat dhe 40-tat e tyre mund të përballen me endometriozë.

Kjo gjendje mund të shkaktojë ngërçe gjatë ciklit menstrual, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe probleme me sistemin tretës.

Në momentin që gratë diagnostikohen me endometriozë, në rekomandim me mjekun e tyre mund të përzgjedhin dy forma për të ngelur shtatzënë: fekondim in vitro dhe procedurën për trajtimin e tij përmes Inseminimi intrauterine (IUI).

“Për gratë (me endometriozë) që përpiqen të ngelen shtatzënë, ato mund të përzgjedhin IVF sesa të përdorin IUI, por përsëri ky është një vendim që një grua duhet të marrë në konsultim me mjekun e saj,” shton Dr. Moss.

Hulumtimet tregojnë se gratë me endometriozë që morën trajtim IUI përjetuan një reduktim prej 30% në arritjen e suksesit të shtatzënisë.

Sipas studimit nga studiuesit e Universitetit Queensland konkluduan se diagnostifikimi para shtatzënisë mund t’ju kursejë kohë dhe lodhje fizike e psiqike, dhe gjithashtu në përzgjedhjen e duhur të trajtimit./Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAvdyli thumbon ministrin Latifi: Para se të rikthejmë trurin, të ndalim trurin që kemi këtu
Artikulli i rradhës Përfundon greva tetë orëshe, FSSHK do të vendos për veprimet tjera sindikale

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.