Babai i vdiq para 4 vitesh, mbrëmjen e maturës shkon te varri dhe gjen surprizën e jetës (Foto)

2017-05-21 në ora 18:26

Ky është rasti i Sierrës, një adoleshente e cila humbi babain e saj teksa ishte në detyrë, në policinë lokale.
Vajza kurrë nuk e harronte babain e saj dhe gjithmonë e vizitonte në varrin e tij. Për katër vite me radhë vajza i linte lule dhe letra, ku i shprehte ndjenjat.

Pas katër vitesh, atëherë kur Sierra kishte mbrëmjen e saj të maturës shkon në varrin e tij për ta bërë të ndihet krenar dhe realizoi një foto së bashku me të dashurin.

Të dashurit të Sierrës i cili ka mamanë police, i shkoi në mendje që të organizonte një homazh në nder të babait të Sierrës dhe për ta motivuar këtë të fundit më shumë.

Kur Sierra shkon në varrin e të atit, kurrë nuk e mendonte se do të përballej me një surprizë të madhe.
Miq të babait të saj ndodheshin atje dhe të gjithë e mirëpritën Sierrën për ta uruar dhe për t’i dhënë më shumë kurajë.