Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi është përkeqësuar.
Sipas burimeve brenda QKUK-së, Rexhepi ka pësuar sërish gjakderdhje në kokë pas operacionit, shkruan Gazeta Shneta.
Zyra për media e SHSKUK-së e ka konfirmuar se institucionet e shtetit janë duke u marr me dërgimin e Rexhepit në Turqi.
Ish-kryeministri u operua para gati 1 jave pas dy sulmeve në tru, njërin prej të cilëve e pësoi gjatë qëndrimit në QKUK.
Operacioni u konsiderua i suksesshëm nga neurokirurgu Arsim Morina, i cili tha se çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve. /Gazeta Shneta/