Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bakteret që shpërbëjnë nikotinën gjenden në zorrët e minjve, zbulon një studim i ri

Jetë 25/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ekip studiuesish të lidhur me institucione të shumta në Kinë, duke punuar në mënyrë kolegtive me SHBA-në, ka izoluar një lloj bakteri në zorrët e minjve që shpërbëjnë nikotinën.

Në punimin e tyre të botuar në revistën Nature, grupi përshkruan se si i izoluan bakteret dhe pse gjetjet e tyre mund të zvogëlojnë incidencën e sëmundjes së mëlçisë yndyrore te njerëzit, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pirja e duhanit është shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën.

Përveç lidhjes së tij me sëmundjet e mushkërive, pirja e duhanit është lidhur edhe me sëmundjen e mëlçisë yndyrore.

Në këtë përpjekje të re, studiuesit kanë zbuluar se një lloj i caktuar bakteresh shpërbëjnë nikotinën në zorrët e minjve, dhe në këtë mënyrë redukton gjasat e zhvillimit të sëmundjes së mëlçisë yndyrore.

Mes tjerash, është zbuluar se kur njerëzit pinë cigare, një pjesë e nikotinës hyn në zorrë, duke çuar në një rrezik të shtuar të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, të shoqëruar në disa raste, me kancer të mëlçisë.

Në këtë punim të ri, studiuesit matën sasinë e nikotinës që kalon në zorrë duke krahasuar mostrat e jashtëqitjes së 30 njerëzve duhanpirës dhe 30 joduhanpirësve. Më pas ata bënë të njëjtën gjë me minjtë dhe gjetën se rezultatet ishin të ngjashme.

Hapi tjetër ishte sterilizimi i zorrëve të disa minjve laboratorikë dhe bënë përsëri eksperimentin e nikotinës.

Ata zbuluan se minjtë me zorrët e sterilizuara kishin më shumë nikotinë në sistemet e tyre, gjë që tregon se të paktën një lloj bakteri i zorrëve po shpërbënte nikotinën.

Më pas, me anë të procesit të eliminimit, ata ishin në gjendje të gjurmonin bakteret (Bacteroides xylanisolvens) që ishte përgjegjëse për ndarjen e cila po prodhonte një lloj enzime që shpërbënte nikotinën.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se B xylanisolven gjithashtu jeton në zorrën e njeriut.

Hulumtuesit planifikojnë të studiojnë këto enzima për të zbuluar nëse ato mund të zhvillohen në mënyrë komerciale dhe t’u jepet duhanpirësve për të reduktuar shanset e tyre për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë yndyrore dhe si rrjedhim, kancer të mëlçisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPamje të dhimbshme, vogëlushja duke karikuar inhalatorin në një pikë karburanti në Kiev
Artikulli i rradhës Meksikë: Shpërthimi vdekjeprurës i meningjitit të shkaktuar nga anestetikët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.