Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Test i ri klinik parashikon terapinë biologjike më të përshtatshme për artritin reumatoid

Jetë 10/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një metodë e re, e bazuar në inteligjencë artificiale, mund të ndihmojë pacientët me artrit reumatoid të gjejnë trajtimin biologjik më të përshtatshëm që në përpjekjen e parë.

Studiuesit nga Queen Mary, University of London, njoftuan se teknika e tyre arriti të parashikojë me sukses terapinë më efektive në 79–85% të rasteve në testimet fillestare, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Terapitë biologjike janë ilaçe që synojnë mekanizma specifikë të inflamacionit, pa shtypur të gjithë sistemin imunitar, siç bëjnë trajtimet tradicionale. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për artritin reumatoid, një sëmundje autoimune kronike që shkakton dhimbje, inflamacion dhe kufizim të lëvizshmërisë.

Për shkak se 40% e terapive biologjike dështojnë për shkak të zgjedhjes së gabuar të ilaçit, kjo metodë e re mund të reduktojë periudhat e dhimbjes dhe pasigurisë për pacientët.

Studiuesit analizuan mostrat e indeve nga nyjet e prekura dhe matën aktivitetin e 524 gjeneve për të përcaktuar përgjigjen më të mundshme ndaj tre biologjikëve: etanercept, tocilizumab dhe rituximab.

Metoda premton përparim të madh në mjekësinë e personalizuar, por ekspertët paralajmërojnë se duhen më shumë prova klinike para se të përdoret gjerësisht.

Institucioni Queen Mary është në kërkim të partnerëve komercialë për të zhvilluar më tej këtë teknologji, por ende nuk ka afat zyrtar për përdorim praktik. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudimi tregon cilët faktorë ndikojnë në efektin e barnave për humbje në peshë
Artikulli i rradhës Barbie prezanton kukullën e parë me diabet të Tipit 1

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.