Dy krerët e SHSKUK-së do të raportojnë sot para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë sot mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë mbledhje do të marrin pjesë edhe dy krerët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, kryesuesi i Bordit Drejtues Naim Bardiqi dhe drejtori i përgjithshëm Elvir Azizi.
Bardiqi dhe Azizi pritet të raportojnë para deputetëve për gjendjen e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/




