Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Familjarët e mjekëve punësohen në konkursin për mami në Spitalin e Mitrovicës

Lajme 18/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Së paku dy familjare dhe një e afërt e mjekëve janë punësuar në Spitalin e Mitrovicës në konkursin për mami.

Spitali i Mitrovicës javën e kaluar ka shpallur rezultatet e konkursit për pranimin e tri mamive me diplomë bachellor dhe dy me shkollë të mesme, shkruan Gazeta Shneta.

Në konkursin Mami Bachellor janë pranuar dy infermiere të cilat janë bashkëshortet e dy punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës, përkatësisht një mjeku anesteziolog dhe një tekniku të anestezionit.

Është fjala për kandidatet M.B. e cila është bashkëshorte e mjekut A.B. dhe L.P e cila është bashkëshortja e teknikut Xh.P.

Kandidatja e tretë N.G. del të jetë e afërt me njërin nga anëtarët e Komisionit të Pranimit e cila shihet së bashku me të në një darkë në një foto të publikuar në facebook.

Ndonëse mamitë janë infermiere të përgjithshme, Spitali i Mitrovicës e ka shpallë ndaras një konkurs tjetër për infermiere me shkollë të mesme dhe bachellor.

Për këtë çështje dhe për dyshimet e lidhjeve familjare, menaxhmenti i SP Mitrovicës nuk i ka kthyer përgjigje Gazetës. Në këtë spital edhe në të kaluarën është raportuar për punësime me ndikime familjare të mjekëve dhe zyrtarëve tjerë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFDA-ja miraton injeksionin RSV për foshnjat
Artikulli i rradhës Bardiqi e Azizi raportojnë sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvend

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.