Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bari i ri anti-COVID me ndikim në të gjitha variantet, mbron njerëzit me sistem imunitar të dobët

Jetë 02/05/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një bari i ri antitrupash për të ndihmuar në luftimin e infeksionit COVID-19 te njerëzit me imunitet të komprometuar mund të jetë i disponueshëm deri në fund të vitit.

AstraZeneca, ka njoftuar të enjten se trajtimi i tyre terapeutik i quajtur AZD3152, duket se funksionon në të gjitha variantet deri më sot, duke siguruar potencialisht armaturën e nevojshme për njerëzit me imunitet të kompromentuar, vaksinimet e të cilëve nuk u kanë dhënë atyre mbrojtje të mjaftueshme, raportoi CBS News përcjell Gazeta Shneta.

“Studimet in vitro treguan se bari AZD3152 neutralizon të gjitha variantet e COVID-19, duke përfshirë Arcturus, variantin më të fundit shqetësues,” u tha investitorëve, Mene Pangalos, nënkryetar ekzekutiv i kompanisë biofarmaceutike në AstraZeneca.

Rezultatet e provës SUPERNOVA për barin mund të dalin deri në shtator, dhe kjo mund të çojë në një autorizim përdorimi emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), raportoi CBS News.

AstraZeneca kishte njoftuar më parë rezultate premtuese të testimit të hershëm laboratorik për barin.

Mund të jetë e dobishme në 2% të njerëzve, sistemi imunitar i të cilëve nuk po ofron rezistencë efektive pas vaksinimit, njofton kompania.

“Shpresojmë ta vëmë në dispozicion barin AZD3152 si një trajtim të ri profilaktik në gjysmën e dytë të këtij viti”, tha Pangalos. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakA mund ta përkeqësojë frymëmarrjen, përdorimi i aspirinës?
Artikulli i rradhës Asnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në vend

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.