Alergjitë e pranverës ndjehen mjaft keq për njerëzit me kongjestion nazal dhe simptoma të astmës.
Por imagjinoni nëse aspirina është fajtori që bën gjithçka të ndihet më keq dhe ju nuk e dinit.
Për disa njerëz me sëmundje të frymëmarrjes të përkeqësuar nga aspirina (AERD), e njohur gjithashtu si treshe e Samter-it, mund të jetë një rrugë sfiduese dhe e gjatë drejt diagnostikimit, përcjell Gazeta Shneta.
Dr. Angela Donaldson, një otolaringologe e Klinikës Mayo, e fokuson kërkimin e saj në këtë gjendje të vështirë për t’u diagnostikuar.
Kollitja, frymëzënia e përcjellur me tingull fishkëllime, presioni në sinus dhe lista vazhdon. Mund të përshkruajë një diagnozë që për disa historikisht i është munguar — sëmundja e frymëmarrjes e përkeqësuar nga aspirina.
“Këta janë pacientë që kanë astmë të tmershme. Ata gjithashtu kanë polipe në hundë dhe janë alergjikë ndaj aspirinës”, thotë Dr. Donaldson.
Dhe aspirina nuk shkakton sëmundje të reja. Përkeqëson problemet me astmën dhe sinuset për këta pacientë.
“Është një grup i veçantë njerëzish që kanë luftuar me terapinë e rregullt mjekësore që duhet të funksionojë, dhe kanë astmë dhe sëmundje sinusale që është e vështirë për t’u kontrolluar,” thotë Dr. Donaldson.
Mes tjerash, ajo thotë se shumica e pacientëve vuajnë me vite përpara diagnozës dhe trajtimit.
Së bashku me aspirinën, njerëzit që janë të prekur nga ky problem mund të kenë shqetësime edhe gjatë marrjes së barnave anti-inflamatore josteroidale (NSAIDs), si ibuprofeni dhe naprokseni.
Është e rëndësishme të mbani mend se një diagnozë është e vështirë, sepse sëmundja e frymëmarrjes e përkeqësuar nga aspirina duhet të përfshijë të tre tiparet e astmës, polipet e përsëritura të hundës dhe problemet me aspirinën ose barnave anti-inflamatore të NSAIDs. /Gazeta Shneta/