Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat anti-obezitet kanë përfitime për shëndetin e zemrës – përtej humbjes së peshës

Jetë 27/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimi i ri tregon se medikamentet anti-obezitet mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës pavarësisht nga sasia e peshës që humbet pacienti gjatë trajtimit.

Pjesëmarrësit në një provë klinike që morën këto ilaçe panë shumë më pak sulme në zemër dhe goditje në tru. Këto përfitime u ruajtën pavarësisht nga humbja e peshës, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

“Ky zbulim ndryshon mënyrën se si e kuptojmë këtë medikament,” tha Dr John Deanfield, profesor kardiologjie në University College London dhe një nga autorët e studimit.

“Ky medikament etiketohet për humbje peshe, por përfitimet për zemrën nuk lidhen drejtpërdrejt me peshën e humbur.”

Studimi, botuar në revistën mjekësore “The Lancet”, përfshiu mbi 17,600 persona mbi 45 vjeç, mbipeshë dhe me sëmundje të zemrës, por jo diabet.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe: njëri mori injeksione javore semaglutide dhe tjetri një placebo.

Ata që morën ilaçin patën një ulje prej 20% të sulmeve në zemër, goditjeve në tru dhe ngjarjeve të tjera kardiake të rëndësishme. Një pjesë e përfitimeve lidhej me zvogëlimin e rrethit të belit, që përbënte rreth një të tretën e përfitimeve pas dy vitesh.

Ekspertët thonë se medikamentet GLP-1 mund të mbrojnë zemrën duke ulur inflamacionin, përmirësuar presionin e gjakut, ulur kolesterolin dhe yndyrnat e tjera në gjak, dhe mbështetur shëndetin e enëve të gjakut. Megjithatë, efektet anësore të zakonshme përfshijnë të përzierat, diarrenë dhe të vjellat.

Dr. Deanfield theksoi se këto gjetje mbështesin zgjerimin e aksesit te semaglutidi dhe jo kufizimin e tij vetëm për pacientët më obezë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakVdekshmëria nga goditja në tru në Zvicër është përgjysmuar në 20 vitet e fundit
Artikulli i rradhës Kurti: Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, u munduam ta shkëpusim LDK-në nga PDK

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.