Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat GLP-1 lidhen me rrezikun e sëmundjeve serioze të syve që mund të çojnë në verbëri

Jetë 17/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Llojet më të zakonshme të agonistëve të receptorëve GLP-1 janë semaglutidi dhe tirzepatidi, të cilët përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe për humbje në peshë.

Studimet e mëparshme kanë lidhur këto barna me rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të syve që mund të shkaktojnë verbëri, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Një studim i ri tregon se të moshuarit me diabet, të cilët marrin ndonjë lloj të barnave GLP-1, mund të kenë rrezik të shtuar për zhvillimin e degjenerimit makular të lidhur me moshën në formën neovaskulare (nAMD).

Anketat e fundit tregojnë se rreth një në tetë persona kanë përdorur një medikament GLP-1.

Këto barna janë përdorur fillimisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, por gjatë viteve të fundit janë bërë gjithnjë e më të njohura për humbje peshe.

Aktualisht, llojet më të përdorura të barnave GLP-1 janë semaglutidi — që shitet me emrat tregtarë Ozempic për diabetin e tipit 2 dhe Wegovy për humbje në peshë — dhe tirzepatidi, që shitet me emrat Mounjaro për diabetin e tipit 2 dhe Zepbound për humbje në peshë.

Ashtu si çdo bar tjetër, edhe barnat GLP-1 kanë efekte anësore dhe komplikime të mundshme. Një ndërlikim i mundshëm u raportua për herë të parë në korrik 2024, kur një studim zbuloi se personat që përdornin semaglutid kishin katërfish më shumë rrezik për të zhvilluar neuropatinë optike të përparmë joarteritike (NAION).

Këtij hulumtimi iu shtua edhe një tjetër studim i publikuar në janar 2025, i cili tregoi se personat që përdorin semaglutid ose tirzepatid mund të jenë në rrezik të shtuar për probleme të shikimit që mund të çojnë në verbëri.

Tani, një studim i ri i publikuar në revistën “JAMA Ophthalmology”, raporton se të moshuarit me diabet, të cilët marrin ndonjë lloj të barnave GLP-1, mund të kenë rrezik të shtuar për zhvillimin e degjenerimit makular të formës neovaskulare (nAMD). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë?
Artikulli i rradhës Çrregullimet e humorit në pleqëri lidhen me rrezik më të lartë për demencë dhe Alzheimer

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.