Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çrregullimet e humorit në pleqëri lidhen me rrezik më të lartë për demencë dhe Alzheimer

Jetë 17/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çrregullimet e humorit që shfaqen për herë të parë ose rikthehen në moshë të shtyrë (LLMDs), si depresioni dhe çrregullimi bipolar, janë të zakonshme dhe ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Por përveç kësaj, studime të reja sugjerojnë se ato mund të jenë edhe një paralajmërim i hershëm për demencën.

Një studim i publikuar në revistën “Alzheimer’s & Dementia”, zbuloi se personat me çrregullime të tilla kanë nivele më të larta të proteinave beta-amiloid dhe tau në tru – dy shenja të njohura të sëmundjes së Alzheimerit dhe çrregullimeve të tjera neurodegjenerative, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Dr. Keisuke Takahata, udhëheqës i studimit nga Japonia, këto proteina jonormale mund të jenë të pranishme në tru vite përpara se të shfaqen simptomat klasike të demencës.

Në praktikën klinike, shpesh ndodh që njerëzit të zhvillojnë çrregullime të humorit pas moshës 40 vjeç dhe më vonë të përballen me demencën. Kjo ka çuar te mendimi se disa nga këto raste mund të jenë shenja të hershme të dëmtimeve në tru.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e zbulimit dhe monitorimit të hershëm të çrregullimeve të humorit te të moshuarit, pasi ato mund të ndihmojnë në parashikimin dhe ndoshta në vonimin e zhvillimit të demencës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat GLP-1 lidhen me rrezikun e sëmundjeve serioze të syve që mund të çojnë në verbëri
Artikulli i rradhës Ushtari ukrainas kthehet nga robëria me një shenjë djegieje “Lavdi Rusisë”, mjeket nisin procedurën e heqjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.