Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për dobësim mund të ulin me mbi 50% rrezikun e disa llojeve të kancerit

Jetë 17/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Barnat e njohura për humbje peshe, si Ozempic, Wegovy, Mounjaro dhe Zepbound, mund të ofrojnë përfitime që shkojnë përtej dobësimit dhe kontrollit të diabetit.

Një studim i ri sugjeron se këto medikamente mund të lidhen me një ulje të ndjeshme të rrezikut për zhvillimin e disa llojeve të kancerit të lidhura me obezitetin, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 229 mijë personave obezë pa diabet. Rezultatet treguan se ata që përdornin barna të grupit GLP-1, me përbërësit semaglutid ose tirzepatid, kishin 41% më pak gjasa të zhvillonin kancer të lidhur me obezitetin krahasuar me personat që kishin marrë vetëm këshillim për dietë dhe aktivitet fizik.

Ulja më e madhe e rrezikut u vu re për katër lloje kanceri: kancerin e endometrit, mielomën multiple, kancerin e pankreasit dhe atë kolorektal, ku reduktimi i rrezikut arriti mbi 50%. Veçanërisht, rreziku për kancerin e endometrit ishte 58% më i ulët tek përdoruesit e këtyre medikamenteve.

Shkencëtarët besojnë se efekti mbrojtës mund të lidhet jo vetëm me humbjen e peshës, por edhe me uljen e inflamacionit kronik, përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që këto barna mund të kenë në disa qeliza kancerogjene.

Megjithatë, autorët theksojnë se studimi nuk provon se barnat parandalojnë kancerin.

Ekspertët kërkojnë hulumtime më afatgjata dhe më të detajuara për të konfirmuar nëse këto medikamente mund të përdoren në të ardhmen edhe si një mjet për parandalimin e kancerit tek personat me obezitet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional
Artikulli i rradhës Pse shkencëtarët po e studiojnë sërish aspirinën si mjet kundër kancerit?

Ju sugjerojmë

Studim: Personat që jetojnë bashkë ndajnë edhe bakteret e zorrëve dhe gojës

17/06/2026 Jetë

Vuani nga alergjitë sezonale? Nëntë mënyra të rekomanduara nga ekspertët për t’u mbrojtur

17/06/2026 Jetë

A po na bën inteligjenca artificiale më pak të aftë për të menduar?

17/06/2026 Jetë

Vaksina e parë e projektuar nga inteligjenca artificiale kalon testimet fillestare te njerëzit

17/06/2026 Jetë

Pse shkencëtarët po e studiojnë sërish aspirinën si mjet kundër kancerit?

17/06/2026 Jetë

Franca lëshon miliona mushkonja sterile për të luftuar përhapjen e sëmundjeve infektive

17/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.