Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Barnat për humbjen e peshës mund të ndihmojnë edhe në uljen e tensionit të gjakut

Jetë 01/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re shkencore sugjeron se barnat moderne për trajtimin e obezitetit nuk ndihmojnë vetëm në humbjen e peshës, por mund të kenë edhe përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës, duke ulur tensionin e lartë të gjakut.

Studimi i ri përfshiu të dhënat e mbi 43 mijë të rriturve me mbipeshë ose obezitet nga 32 prova klinike ndërkombëtare.

Rezultatet treguan se personat që përdorën barna kundër obezitetit humbën mesatarisht 10.9% të peshës trupore dhe regjistruan një ulje mesatare prej 5.2 mmHg të tensionit sistolik, krahasuar me ata që morën placebo.

Sipas studiuesve, për çdo 1% humbje peshe, tensioni sistolik ulej mesatarisht me 0.34 mmHg. Analiza sugjeron se rreth 77% e përmirësimit të tensionit të gjakut lidhej drejtpërdrejt me humbjen e peshës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët theksojnë se obeziteti dhe hipertensioni shpesh shfaqen së bashku dhe rrisin ndjeshëm rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru, dëmtime të veshkave dhe vdekje të parakohshme.

Për këtë arsye, kontrolli i peshës konsiderohet një nga strategjitë më efektive për menaxhimin e tensionit të lartë.

Përveç ndikimit të humbjes së peshës, studiuesit besojnë se disa barna të grupit GLP-1 mund të ndihmojnë në uljen e tensionit edhe përmes mekanizmave të tjerë biologjikë, si përmirësimi i funksionit të enëve të gjakut, rritja e eliminimit të natriumit nga organizmi dhe reduktimi i ngurtësisë së arterieve.

Megjithëse nevojiten studime të mëtejshme, gjetjet tregojnë se trajtimi i obezitetit mund të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDisa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e pasdites
Artikulli i rradhës Perimenopauza, periudhë kyçe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.