Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Perimenopauza, periudhë kyçe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës te gratë

Femina 01/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve tek gratë në mbarë botën, duke përbërë rreth 30% të të gjitha vdekjeve. Një studim i ri sugjeron se periudha e perimenopauzës mund të jetë momenti më i rëndësishëm për të ndërmarrë hapa që ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës.

Studimi i publikuar në “Journal of the American Heart Association”, analizoi të dhënat shëndetësore të më shumë se 9,200 grave të moshës 18 deri në 80 vjeçe. Pjesëmarrëset u ndanë në tre grupe: para menopauzës, gjatë perimenopauzës dhe pas menopauzës.

Rezultatet treguan se gratë në perimenopauzë kishin dy herë më shumë gjasa të shfaqnin tregues të dobët të shëndetit kardiovaskular krahasuar me gratë para menopauzës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Problemi më i theksuar lidhej me ushqyerjen jo të shëndetshme, një nga faktorët kryesorë që ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas studiuesve, kjo periudhë shpesh shoqërohet me ndryshime hormonale, shtim në peshë, lodhje, pagjumësi dhe ulje të energjisë.

Megjithatë, rreziku kardiovaskular shpesh nuk diskutohet sa duhet në këtë fazë të jetës së gruas.

Ekspertët theksojnë se perimenopauza nuk duhet parë si një periudhë pritjeje deri në menopauzë, por si një dritare e rëndësishme për ndërhyrje parandaluese.

Përmirësimi i dietës, aktiviteti fizik i rregullt, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe shmangia e duhanit mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës në të ardhmen. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBarnat për humbjen e peshës mund të ndihmojnë edhe në uljen e tensionit të gjakut
Artikulli i rradhës Ngrënia pas orës 21:00 nën efektin e stresit mund të dëmtojnë dyfish shëndetin e zorrëve

Ju sugjerojmë

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.