Bebet dhe fëmijët e vegjël të infektuar me virusin e fundit kanë më shumë gjasa të përhapin COVID-19 tek të tjerët në shtëpitë e tyre sesa adoleshentët, tregon një studim i ri.
Studiuesit nga Shëndeti Publik Ontario në Kanada analizuan të dhënat mbi testet pozitive të koronavirusit dhe rastet e COVID-19 në një provincë të vendit midis 1 qershorit dhe 31 dhjetorit 2020. Ata identifikuan më shumë se 6,200 familje në të cilat personi i parë që u infektua ishte më i ri se 18 vjeç, raporton The News York Times përcjell Gazeta Shneta.
Ata pastaj kërkuan raste të tjera në ato shtëpi në dy javët pasi fëmija i parë rezultoi pozitiv dhe zbuluan se 27.3% e fëmijëve infektuan të paktën një person tjetër në familje.
Por rreziku i transmetimit te anëtarët e tjerë të familjes ishte 40% më i lartë kur fëmija i parë i infektuar ishte 3 vjeç ose më i ri se sa kur ishin në moshën 14 deri në 17 vjeç, raportoi The Times.
Gjetjet, të publikuara të hënën në revistën ‘JAMA Pediatrics’, mund të jenë pjesërisht për faktin se fëmijët e vegjël kërkojnë një kujdes të madh praktik dhe nuk mund të izolohen kur janë të sëmurë, sugjerojnë ekspertët. /Gazeta Shneta/