Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 2.110 raste të reja të infektimit me Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe janë shënuar katër raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga COVID-19 shkruan Gazeta Shneta.
“Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.”, thuhet në njoftimin e fundit.
Në anën tjetër, 130 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 12.159.
Së fundmi, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 215.329 qytetarë janë të vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/