Belbëzimi tek fëmijët : Gjithçka që duhet të dini

2019-09-08 në ora 11:12

Si duhet të silleni me një fëmijë belbëzues? Nëse tregoheni i ashpër , si mund të ndikoj në sjelljen e tyre ? Këto detaje mund t’i zbuloni në këtë artikull të shkruaj nga Igresa Duka – logopede.

Qëndrimi i mësuesit dhe i shokëve për këta fëmijë është mjaft i rëndësishëm. Klima negative në shkollë dhe në familje, ndërhyrjet e paorientuara apo mosinteresimi ndaj tyre janë tepër të dëmshme. Është i rëndësishëm krijimi i një mjedisi pranues dhe mbështetës për ta. Disa fëmijë, duke pasur frikë se mos tallen prej shokëve, evitojnë kontaktet verbale dhe vetizolohen nga shoqëria.

Përpiquni

-Të mos e korrigjoni apo të mos e ndërprisni kur është duke folur; kërkojuni edhe të tjerëve të mos e korrigjojnë

-Të dëgjoni me durim çdo fjalë që thotë fëmija

-Të ruani kontaktin me sy, të mos e ndërprisni, ta injoroni belbëzimin e tij dhe t’i jepni shumë dashuri fëmijës

-Të mos i kërkoni t’i përsërisë ato që ka thënë ose ta ngadalësojë ritmin e të folurit

-Të flisni me fëmijën ngadalë dhe në mënyrë të qartë

-T’i jepni kohën e nevojshme për të përfunduar atë që po përpiqet të thotë

-Të reduktoni stresin dhe situatat që shkaktojnë dhe përkeqësojnë belbëzimin

-Ta përkrahni dhe t’i tregoni se e pranoni ashtu si është dhe ashtu si flet

-Strategji në ndihmë të mësuesit

Përshtatja e mjedisit

-Bëni rregullimet/modifikimet e nevojshme në klasë. Mjedisi fizik në klasë është shumë i rëndësishëm në procesin e nxënies për nxënësit me vështirësi në gjuhë dhe në komunikim.

-Uleni nxënësin në bankat e para, që të jetë pranë mësuesit dhe të ketë mundësi të kuptojë pyetjet dhe instruksionet e dhëna .

-Baza materiale është pjesë përbërëse e klasës. Materialet dhe mjetet didaktike mund t’iu përshtaten nevojave specifike të nxënësve.

-Përdorni skemat, imazhet, mjetet e tjera vizuale për të komunikuar me fëmijët.

Menaxhimi i sjelljes

-Punoni me fëmijët e tjerë, që të tregohen dashamirës kur fëmijët me probleme gjuhësore flasin.

-Mësoni më shumë për vështirësitë në gjuhë dhe në komunikim.

-Nxisni vetëbesimin e fëmijës.

Strategji mësimdhënieje

-Vendosni një sistem sinjalesh me nxënësin. Kjo do ta ndihmojë atë që, pa tërhequr vëmendjen e klasës, t’ju sinjalizojë nëse ka nevojë për ndihmë.

-Tërhiqni vëmendjen e tij duke e parë në sy dhe duke e prekur lehtë në sup, në mënyrë që t’ju dëgjojë para se të flisni.

-Jepni udhëzime të qarta dhe të mirorganizuara.

-Inkurajoni këta fëmijë të nisin dhe të zhvillojnë biseda me bashkëmoshatarët e tyre duke sfiduar pasiguritë që kanë në këtë aspekt.

-Jini të durueshëm. Lejojeni fëmijën ta mbarojë fjalën ose fjalinë.

-Vështirësitë në gjuhë dhe komunikim mund të jetë jashtëzakonisht frustuese për fëmijën.

Pyeteni për diçka që s’e keni kuptuar dhe fëmija mund t’ua thotë me fjali të shkurtra; ose tregojini për atë pjesë të bashkëbisedimit që keni kuptuar

-Zëvëndësoni testet me gojë me ato me shkrim.

-Përforconi pozitivisht dhe stimuloni vazhdimisht zhvillimet pozitive gjuhësore të fëmijës.

-Mbani lidhje të shpeshta dhe punoni së bashku me prindërit, psikologun dhe terapistin gjuhësor./psikologjiadheshendeti