Belgjika ka regjistruar vdekjen e parë të një pacienti që vuante nga lia e majmunëve, e treta në Evropë, sipas raportit javor mbi shpërthimin e infeksioneve nga Instituti i Shëndetit Publik Sciensano.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara janë pikat e nxehta të një shpërthimi global të sëmundjes që ka parë 50,496 raste dhe 16 vdekje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
OBSH ka ngritur nivelin më të lartë të alarmit më 24 korrik, duke e klasifikuar linë e majmunëve si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar, krahas COVID-19.
Në Belgjikë, si kudo tjetër, rastet janë përqendruar tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie intime me meshkuj.
Në fund të gushtit, vendi me 11.5 milionë banorë kishte regjistruar 706 raste, 32 prej të cilëve kërkonin shtrim në spital. /Gazeta Shneta/




