Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdhunimi i 11-vjeçares – specialistja e psikiatrisë flet për pasojat që mund t’i vuaj vajza

Lajme 01/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tronditës ka qenë lajmi i përdhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona për rreth shtatë orë. Reagime të shumta e mijëra protestues vërshuan sheshet e Prishtinës e të qyteteve tjera në shenj përkrahje për të miturën dhe për të gjitha viktimat tjera ndërsa duke kërkuar dënim maksimal për dhunuesit.

Kur ndodhin gjëra të tilla shëndeti mental hynë në radhë të parë e trajtimi pas traumave mbetet pikëpyetje në shumë raste nëse vazhdohet apo jo.

Specialistja e psikiatrisë së fëmijëve, Mimoza Shahini, tregon se cilat hapa duhet të ndërmerren tutje për 11 vjeçaren sa i përketë aspektit psiqik të të miturës.

Shahini thekson se momentalisht vajza duhet të merret në mbrojtje bashkë me familjen e saj ndërsa institucionet shtetërore duhet të marrin masa të menjëhershme për përdhunuesit.

“Momentalisht vajza duhet të merret në mbrojtje bashkë me familjen e saj. Të ofrohet shërbim i specializuar në mbështetje të tyre. Institucionet me shpejtësi duhet të marrin masa për dënimin e fajtorëve. Vajza do të vijoj shkollën, prandaj duhet të merren masa për të mos u ballafaquar vajza me ngacmime apo bullizim”, sqaron specialistja e psikiatrisë së fëmijëve.

Përkrahja e viktimës dhe familjarëve të tyre nga ana e qytetarëve sipas specialistës së psikiatrisë së fëmijëve, ndikon pozitivisht në gjendjen emocionale të 11 vjeçares dhe familjarëve të saj.

“Psikologët të domosdoshëm për parandalim të dhunës”

Institucionet shkollore kanë filluar të rrisin numrin e psikologëve nëpër ambiente shkollore por megjithatë ende nuk janë përmbushur të gjitha nevojat e kërkuara.

Sipas specialistës së psikiatrisë së fëmijëve, Mimoza Shahini, edhe pse ka përfshirje të psikologëve nëpër shkolla fillore e parauniversitare një gjë e tillë nuk ka ndikuar në uljen e dhunës, “Ka shumë projekte të cilat janë bërë në Kosovë në raport me uljen e dhunës në shkolla, por nuk duket që të kenë dhënë efektin e duhur, përkundrazi kemi rritje të saj”.

“Ka mungesë të koordinimit të institucioneve kur bëhet fjalë për dhunën, sidomos atë seksuale e cila lidhet me intimitetin njerëzor”, shton tutje Shahini.

Në shoqërin tonë personat të cilët konsultohen me psikolog shpesh paragjykohen kështu duke krijuar stigmatizim rreth të shkuarit tek psikologu apo psikiatri.

Shahini thotë se një “sfidë” e tillë kapërcehet vetëm në rastet kur fillohet të promovohet më tepër dobishmëria e intervenimeve që psikologët mund të realizojnë në raport me personat të cilët kanë nevojë për konsulta “Dhe njëkohësisht të ketë shërbime lehtë të çasshme për fëmijët. Sepse shpesh dërgohen fëmijët tek psikologët shkollore veç kur bëjnë sjellje të këqija, duke dëmtuar imazhin e tyre dhe njëkohësisht duke rritur rezistencën e fëmijëve për të kërkuar ndihmë”.

“Dhunuesit e padënuar”

Sipas Prokurisë në Prishtinë e mitrua dy muaj më parë dyshohet se ka qenë viktimë e trafikimit dhe ende pa përfunduar hetimi për rasti e parë 11 vjeçarja dyshohet se u bë viktimë e dhunimit seksual nga pesë persona. Për të dy rastet Prokuroria ka hapur dosjen dhe është duke i vazhduar hetimet.

Rasti i të miturës nuk është i vetmi gjatë këtij viti.

Shahini thotë se jemi dëshmitar që shumë abuzues nuk kanë marrë dënim të duhur “duke perforcuar apo krijuar recidivist”.
Sipas saj, një gjë e tillë ka krijuar mosbesim për raportim nga ana e viktimave madje ajo thotë se nuk ka program rehabilitimi për abuzuesit.

Pesë të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës përderisa dy ditë më parë është mbajtur seanca e parë gjyqësore për 27 vjeçarin, njëri nga të dyshuarit për dhunim seksual të 11 vjeçares.

Përveç të dyshuarit E.R, 27 vjeçar, për dhunim seksual ndaj të miturës janë duke u akuzuar edhe katër persona të tjerë.

Rasti tragjik ka ndodhur në një park në kryeqytet përderisa e mitura ishte duke ecur në park ku fillimisht ishin afruar tre persona duke e ngacmuar me fjalë dhe duke e prekur në pjesën e barkut dhe në fund të shpinës. Pastaj të dyshuarit kanë filluar duke e zhveshur në park. Njëri prej tyre duke ia mbajtur gojën e mbyllur dhe duart ndërsa tjetri duke e dhunuar, pastaj dhunën seksuale e ka vazhduar edhe personi tjetër.

Pas dhunimit nga dy personat e parë, sipas përshkrimit të prokurorisë, tre personat e tjerë, bashkëpunëtorë me dy të dyshuarit e parë, e kanë marrë me veturë 11 vjeçarën duke e dërguar në një vend tjetër ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty, dyshohet se është dhunuar edhe nga tre personat e tjerë.

Dy ditë më parë ka dhënë dorëheqje drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti./Gazeta Shneta/

Dhunimi i 11 vjeçares – çka ndërmori shteti deri më tani?

Artikulli paraprakBelgjika regjistron vdekjen e parë të një pacienti nga lia e majmunëve
Artikulli i rradhës Cilat vende kanë kujdesin shëndetësor më të mirë në botë?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.